Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kontrabandë nga Greqia/ Policia bllokon 60 kg dateri, nisin kontrollet në restorante e dyqane

Kontrabandë nga Greqia/ Policia bllokon 60 kg dateri, nisin kontrollet

Task Forca e Inspektoriatit të Peshkimit pas një hetimi proaktiv bëri të mundur kapjen e 60 kg dateri, që po hynin kontrabandë nga Greqia përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Dateri ishte futur në kuti metalike, të cilat më pas ishin fshehur në kuti të tjera kartoni dhe po transportoheshin me një furgon pasagjerësh. Ligji “Për Peshkimin” ndalon peshkimin, mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë dhe anije, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje të gurëshpuesit (dateri) - Lithophaga Lithophaga.

Policia e Shtetit po heton më tej për të mësuar porositësin e kësaj sasie dateri dhe për të vendosur masën administrative sipas parashikimit ligjor. Kontrollet do të vazhdojnë të shtrira edhe ndaj restoranteve ose dyqaneve që e tregtojnë, të cilët rrezikojnë mbylljen nga 6 muaj deri përfundimisht.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën apel që kjo specie e ndaluar me ligj të mos peshkohet apo tregtohet.

Kontrabandë nga Greqia/ Policia bllokon 60 kg dateri, nisin kontrollet Kontrabandë nga Greqia/ Policia bllokon 60 kg dateri, nisin kontrollet Kontrabandë nga Greqia/ Policia bllokon 60 kg dateri, nisin kontrollet

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore