Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Konferenca ndërqeveritare, Holanda zbut qëndrimin ndaj Shqipërisë për negociatat

Konferenca ndërqeveritare, Holanda zbut qëndrimin ndaj

Holanda, një prej shteteve më skeptike ndër vite për për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, duket se është pro dritës jeshile.

Qeveria e Holandës ka zbutur qendrimin ndaj Shqipërisë dhe është dakord që konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian të nisë sapo bihet dakord për kornizën e bisedimeve.

Ministrja e jashtme holandeze, Sigrid Kaag deklaroi sot para parlamentit holandez, se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

 “Pritet që një numër shtetesh anëtare të bëjnë përsëri presion për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë”, thuhet në letrën në raportin e ministres Kaag.

Në raport thuhet se Shqipëria ka bërë përparim me reformat, por mbetet shqetësim dënimi i zyrtarëve të lartë.

“Qeveria mirëpret përparimin e bërë së fundmi nga Shqipëria me reformat mbi temat prioritare, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Statistikat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, por megjithatë numri i dënimeve të zyrtarëve të lartë, mbetet një shqetësim. Qeveria miraton përfundimin e Komisionit se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në këto kushte. Ky përfundim ndahet nga vendet anëtare që, ashtu si Holanda, ishin ende kritike një vit më parë.  Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

Raporti i qeverisë holandeze pritet që më 16 qershor të dërgohet për votim në Parlament, që do i jap vulën përfundimtare qëndrimit të këtij vendi.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithsesi, aktualisht, Bullgaria ka penguar procesin për Maqedoninë e Veriut dhe e penalizuar automatikisht është edhe Shqipëria.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore