Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Komiteti po vlerëson masat”, Manastirliu: Kemi ulje të shtrimeve në spitale

“Komiteti po vlerëson masat”, Manastirliu: Kemi ulje të

Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se është bërë një punë shembullore për të arritur objektivin prej 500,000 mijë vaksinimesh.

“Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin anti-Covid. Tashmë kemi përgjysmim të incidencës dyjavore dhe ka rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale.

Ekspertët e Komitetit janë duke vlerësuar masat, por vendimet do të merren më bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike.

Çlirimi i jetës dinamike duhet të vijojë me respektimin e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave. Ne po bëjmë përpjekje për të rritur numrin e vaksinimeve. Presim në muajt në vijim 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik.

Ne do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave dhe nuk do të ndalemi për t’i siguruar çdo qytetari vaksinimin kundër koronavirusit”, tha Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore