Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Komisioni 'Ruli' tentoi ta eliminojë/ Reagon Salianji: Jam më i vlerësuari, kam sakrifikuar e investuar

Komisioni 'Ruli' tentoi ta eliminojë/ Reagon Salianji: Jam

Edhe pse Ervin Salianji është kandidati më i votuar nga baza e PD-së në qytetin e Korçës, Komisioni i Vlerësimit të Përzgjedhjes së kandidatëve në PD e shtyu aprovimin e tij si kandidat për deputet.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe vetë ish-deputeti, që është një prej zërave më aktivë të PD.

"Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësish?m e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.
#ditëmëtëmira", shkruan Ervin Salianji.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore