Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Komisioni i Etikës mblidhet në Facebook/ A do përjashtohen deputetët e PD nga Kuvendi?

Komisioni i Etikës mblidhet në Facebook/ A do përjashtohen

Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i etikës, për të vendosur në lidhje me përjashtimin që kanë kërkuar socialistët, për 10 deputetë të Partisë Demokratike.

Mbledhja nuk është transmetuar në faqen e Kuvendit, megjithatë deputetët e PD e kanë regjistruar atë në profilet e tyre zyrtare.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e cilësoi të padrejtë vendimin për të përjashtuar deputetët nga seanca duke theksuar se ai është urdhëruar nga lart për të shmangur diskutimet për skandalin “McGonigal”, ku rezulton i përfshirë kryeministri Edi Rama.

"Po shkelni në mënyrë konseguente rregulloren e parlamentit. Vini këtu dhe na tregoni rregulloren kur ti e nis mbledhjen me shkelje të rregullores. Keni marrë urdhër për të dënuar deputetët e PD sepse nuk ju pëlqen ju sipas oreksit të fjalëve të thëna dhe akuzave të vërteta të dala me fakte nga mediat ndërkombëtare dhe që priten që ato çështje penale të hapura në SHBA të vazhdojnë edhe këtu në Shqipëri”, deklaroi ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore