Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Komisioneri për Zgjerim: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, së shpejti paraqesim...

Komisioneri për Zgjerim: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor

Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varlhelyi, tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Me një shënim në Twitter, ai shkruan se rajoni është pjesë e Europës dhe se ndajnë të njëjtën histori dhe të njëjtin fat.

Varlhelyi bën me dije po ashtu se Komisioni Europian, së shpejti do të paraqesë edhe paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin.

“E ardhmja e  Ballkanit Perëndimor është në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit. Komisioni Europian së shpejti do të paraqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin”, thoit ai.

Komisioneri për Zgjerim nuk le pa përmendur as vendet e “Partneritetit Lindor”, ku thekson se BE do t’i ndihmojë të hapin vende pune dhe të ngrenë ekonomitë e tyre.

“Ne jemi gjithashtu atje për vendet e Partneritetit Lindor dhe partnerët tanë në pjesën Jugore. Do t'i ndihmojmë ata të krijojnë vende pune dhe të ngrenë ekonomitë e tyre”, shton Varlhelyi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore