Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

‘Koka’ e grupit të tritolit/ Admir Tafili i dënuar përjetë, jep intervistë LIVE me telefon nga burgu

‘Koka’ e grupit të tritolit/ Admir Tafili i dënuar

Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Burrelit kanë nisur një grevë urie deri në një afat të papërcaktuar, për shkak se sipas tyre u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore.

Greva e urisë ka nisur, pasi të dënuarve u janë reduktuar takimet me familjarët dhe personat e afërt, ndërkohë që Drejtoria e Burgjeve e ka kufizuar numrin e telefonatave të tyre. Ditën e sotme, Admir Tafili i dënuari me dy burgime të përjetshme dhe 22 vite në burgun e Burrelit foli për JOQ në lidhje me situatën me të cilën po përballen të burgosurit prej disa ditësh.

Në mungesë të vëmendjes që një ngjarje e tillë duhet të ketë nga mediat në vendin tonë, Tafili tregoi se prej ditësh tanimë të burgosurve iu janë mohuar disa të drejta themelore dhe takimet familjare janë ato që janë ndryshuar me një vendim të vitit 2020.

Ai tregoi se me këtë vendim është reduktuar rrethi i personave me të cilët mund të takohen të burgosurit, pasi tani duhet të takohen vetëm me nënën, babain, vëllain dhe motrat. Gjithashtu atyre iu është reduktuar numri i telefonatave me të tjerët.

Tafili shprehet se edhe të burgosurit e tjerë e vuajnë shumë këtë vendim pasi u janë shkelur të drejtat themelore të tyre. Psikologu i burgut të Burrelit dhe specialisti i burgjeve e kanë konfirmuar se ky ligj është shkelje e hapur ndaj të drejtave të njeriut.

Ai shprehet se deri më tani ata kanë refuzuar ushqimin që sjell burgu dhe të afërmit dhe janë duke konsumuar vetëm ushqimin rezervë që kishin në dhomat e tyre. Sipas tij greva e urisë është e vetmja zgjidhje që shteti të ndryshojë këtë ligj pasi nëse do të kishin zgjidhur mënyrën ligjore ky proces do të kishte zgjatur për shumë vjet, pasi ai dhe të burgosurit e tjerë janë në dijeni të situatës së gjyqësorit në vendin tonë.

Kush është Admir Tafili

Admir Tafilaj është dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’ pasi teksa ndodhej në burg porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, një bashkëpunëtor tashmë i drejtësisë. Admir Tafili dhe vëllai i tij Genci, ishin djemtë e peshkatarit Bahri Tafili. Në vitin 2000 policia e Shkodrës, nën drejtimin e drejtorit Arben Zylyftari shkoi në një operacion në lagjen Kiras për të arrestuar Bahri Tafilin që akuzohej për vrasjen e shtetasit Skënder Geci.

Në atë operacion u vranë si Bahri Tafili dhe po ashtu edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Komisar Arben Zylyftari, vrasje për të cilën u akuzuan gjithashtu të dy vëllezërit Tafili. Vetë familja Tafili disa herë ka akuzuar si autor të dy vrasjeve ish-shefin e krimeve të Shkodrës në atë kohë, Prel Pjetrushin. Kimete Tafili, bashkëshortja e Bahri Tafilit, është shprehur se i shoqi është vrarë nga Prelë Pjetrushi pasi u dorëzua i prangosur, dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë.

Në vitin 2010, Admir Tafili, mori leje nga burgu i Shën Kollit për të parë të ëmën e sëmurë dhe në këtë rast arratiset. Në mars të vitit 2011, vrau në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit në fshatin Grudë të Shkodrës. Muaj më vonë, pas një operacioni të suksesshëm policie Tafili arrestohet në Tiranë.

Dy vite më pas, në vjeshtën e 2013-s, ndërsa ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, Admir Tafili me Fran Marashin, Gëzim Gurin, Artur Goran, Gëzim Tomën, Reiz Haxhirajn dhe Eduard Lulan arratisen, por një ditë më vonë prangosen nga RENEA në Prrenjas. Tashmë ai ndodhet në burgun e Burrelit ku është ngritur në grevë bashkë me të dënuar të tjerë pasi kërkojnë takime me familjarët.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore