Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Koiçidenca fatale e 9 Janarit, për Arbi Maznikun!

Koiçidenca fatale e 9 Janarit, për Arbi Maznikun!

Ka bërë shumë bujë prania e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku në një darkë në një nga lokalet më të shtrenjta të Dubait. Por kjo ngjarje e përfolur masivisht në media lidhet me dy koiçendenca fatale për numrin dy të bashkisë së Tiranës.

Dhe pikërisht me datën 9 janar!

Mazniku dikur pjesë e lëvizjes "Mjaft" protestonte në 9 janarin e vitit 2004 kundër kryeministrit Fatos Nano. Aryeja lidhej me ngjarjen tragjike të mbytjes së 28 të rinjve të kanalin e Otrantos gjatë përpjekjes për të ikur drejt Italisë me skaf. Nano askokohe ishte në Greqi duke darkuar në një buzuk të shtrenjtë, kurse Mazniku shfaqej si protestues idealist në Tiranë, bashkë me disa shokë të "Mjaft".

Mirë se erdhe Nano djali, se për ty na kish marre malli’, shkruhej në parrullat që mbante në duar Mazniku, të cilat ironizonin kryeministrin, pasi ai nuk ndodhej në Shqipëri në ditën e tragjedisë, por në Greqi duke kërcyer në buzukun grek.

Sot pas 17 vitesh, situata kthehet në një bumerang dhe në një koiçidencë fatale për Maznikun. Pikërisht më 9 janar, kur Shqipëria ishte përmbytur nga rreshjet e shiut por fatmirësisht pa të mbytur, Mazniku filmohet në një nga restorantet më të shtrenjta në botë, tek Nus'Ret i famshëm në Dubai.

Por, nuk mjaftonte vetëm bifteku 1000 euro që Mazniku po provonte, teksa Shqipëria po përmbytej! Pikëpyetjet më të mëdha kishin të bënin me prezencën e tij në këtë udhëtim të Dubait.

Kjo sepse delegacioni shqiptar kishte ndërmarrë këtë udhëtim për të negociuar për investimin në Portin e Durrësit dhe procesin e rindërtimit me grupin Emar. Të dy këto marrëveshje nuk kishin asnjë lidhje me Bashkinë e Tiranës, ku Mazniku është Nënkryetar! Dhe pikërisht kjo, e rëndon edhe më tej koiçidencën e Maznikut, në darkën e Dubait.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore