
PD akuza Ramës, Koduzi: S’mund ta menaxhojë krizën e COVID, kostot e kurimit të papërballueshme
Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po e menaxhon si duhet epideminë e koronavirusit.
Me një deklaratë për mediat, ai tha se kostot e kurimit të COVID janë të përballueshme për qytetarët.
Sipas tij, çmimi i ilaçeve është rritur në tetë vite, ndërsa thekson se "qeveria ka dështuar".
Deklarata:
Korona virusi nuk është problemi i Shqipërisë. Rama është problemi i Shqipërisë.
Për shkak të menaxhimit të dështuar të Ramës dhe qeverisë së tij, qytetarët shqiptar? po vuajnë jo vetëm nga COVID-19 por edhe nga kolapsi ekonomik për shkak të çmimeve të pap?rballueshme testeve dhe ilaçeve në vend.
Mijëra familje shqiptare po vuajnë jo vetëm nga sëmundja COVID-19 por edhe nga kostot e konsiderueshme që lidhen me blerjen e pajisjeve farmaceutike ose për kryerjen e testeve.
Sipas të dhënave që publikuan dje, testet diagnostifikuese arrijnë nj? kosto prej 35-70 mijë lekë të reja me një mesatare prej 41 mijë lekësh.
Një pjesë e madhe e pacientëve të trajtuar në shtëpi kanë nevojë jo vetëm për ilaçe, por edhe për shërbime infermierie, si dhe shërbime të furnizimit me oksigjen për pacientin, për të cilat është krijuar një treg privat.
Një bomb?l oksigjeni prej 8 litrash kushton 13,000 lekë. Kostoja e shërbimit të infermierit në Tiranë ka shkuar deri në 10,000 lekë në ditë. Në rastet kur e gjithë familja është e infektuar, kostot shumëfishohen. Për 4 anëtarë duhet të vini m?njan? rreth 800 mijë lekë për të përballuar trajtimin kundër COVID-19.
Sipas statistikave botërore, 10% e njerëzve të prekur nga Covid kanë nevojë për kujdes spitalor. Shkalla e shtrimit në spital në Shqipëri është vetëm 3%, që sugjeron që një numër i konsiderueshëm i pacientëve qëndrojnë në shtëpi, kur ata duhet të shtrohen në spital.
Prej 8 vitesh Rama po e mundon Shqipërinë dhe po dështon në çdo fushë. Në ekonomi, në politikën e jashtme, në emigrim. Po ashtu në fushën e shëndetësisë.
Njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë kanë nevojë për ilaçe që janë shumë të shtrenjta sepse Rama nuk i ka ulur çmimet e ilaçeve. Çmimet e barnave janë rritur vetëm gjatë 8 viteve t? fundit.
Rama dhe qeveria e tij nuk mund të vazhdojnë të menaxhojnë këtë krizë sepse ata kanë dështuar në gjithçka që kanë bërë në 8 vitet e fundit.

Gjyqtarja Hoxha para KLGJ me pranga në duar: Proces i padrejtë! (video)
Historia e plotë >

Ç’po ndodh në Elbasan? FNSH aksion të papritur
Historia e plotë >
Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen dy makina, plagoset një 21- vjeçar
Historia e plotë >




Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
