Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kodi i ri votohet me 23 korrik, Balla sqaron grupin e PS: Jemi pro paktit me PD-në

Kodi i ri votohet me 23 korrik, Balla sqaron grupin e PS: Jemi pro paktit me

Pas presioneve të forta të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për zbatimin e marrëveshjes së arritur me 5 qershorit, socialist janë tërhequr nga joshja e opozitës së re në Parlament, duke u deklaruar se do të votojnë paktin politik e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

Ditën e enjte ka pasur zhvillime të vrullshme në Parlament. Veç seancës parlamentare, në kryesinë e Kuvendit, ambasadorja amerikane Yuri Kim pati një takim me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Qëllimi i këtij takimi ka qenë në fokus implementimi i marrëveshjes së 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.

Ndërsa Kim bisedonte me Ballën, opozita e re parlamentare vijonte kërcënimet për miratimin e listave të hapura, pasi në të kundërt nuk do të jepe votat pro Kodit të ri. Si sinjal ato bojkotuan seancën se Kuvendit, duke u cilësuar si vijim i kërcënimeve të seancës së një jave më parë.

Balla u mundua të qetësonte opozitën e re, duke i premtuar se ishin pro listave të hapura. Të njëjtën gjë bëri edhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila theksoi se PS është e hapur, porse duhet të shkoni të pyesni Lulin e Monikën, dy nënkuptuar krerët e partive opozitës, PD-së dhe LSI-së.

Pas kësaj panorame, grupi parlamentar i PS-së, është mbledhur për të pasur një konsultë mbi zhvillimet e fundit politike. Në mbledhjen e mësohet se kreu i Grupit të Ps-së, Taulant Balla i ka dhënë një panoramë të takimeve që ka pasur me ambasadoren amerikane, duke theksuar socialistët janë pro miratimit të paktit të 5 qershorit. Mësohet se Kodi i ri zgjedhor do të miratohet më 23 korik se për këtë draftin e ri do ta shqyrtojë komisioni i Ligjeve.

Burime nga mbledhja e grupit socialist bëjnë me dije se kjo marrëveshje do t'i prezantohet komisionit të ligjeve javën që vjen, në mënyrë që të hidhet në votim në seancën e 23 korrikut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore