Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Kishte merak si do e përballonim humbjen e tij”, flet djali i mjekut nga Kukës që ndërroi jetë nga Covid

“Kishte merak si do e përballonim humbjen e tij”, flet djali i

Shaqir Shehu është një nga mjekët e njohur shqiptarë, i cili ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit. Ai u nda nga jeta më 20 nëntor. Mjeku i njohur nga Kukësi shërbente si kirurg ortoped në qytetin e tij.

Ditën e sotme ai u kujtua nga djali i tij, Jetoni, i cili ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Sipas tij, Shehu ishte një njeri që me dashamirësinë e tij, bënte që pacientët të thoshin se ai i “shëronte me fjalë para se t’u bënte operacionin apo t’u jepte mjekim që u nevojitej”.

“Gjatë orëve të vona të natës rrinte dhe lexonte teknikat e reja që do bënte në operacion. Kontributi i tij ka qenë i madh në mjekësinë shqiptare dhe në luftën e Kosovës ku ka dalë në terren për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve”, tha i riu.

“Kishte merak si do e përballonim humbjen e tij”, flet djali i

Jetoni u shpreh se babait të tij sëmundja i zgjati shumë, rreth një muaj e 20 ditë. “Pavarësisht se përpjekjet e familjes ishin të mëdha, fatkeqësisht ishte e pamundur për babin që të fitonte betejën me virusin”, shtoi ai.

I pyetur se çfarë porosish u ka lënë babai, Jetoni tha që të “ishin të bashkuar e gjithë familja”. “Ka patur një rol të rëndësishëm në familje dhe shoqëri. Fillimisht pyeti për familjarët e tjerë, pasi edhe mami ka qenë e prekur me Covid. Ai ka qenë i qetë, por gjithmonë me merakun se si do e përballonim ne humbjen e tij. Me artin e komunikimit dhe me mirësinë e tij i ngushëllonte të gjithë për çdo sëmundje që kishin”, përfundoi djali i Shehut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore