
“Kishte merak mamanë dhe babanë”, miku i 17-vjeçarit që ndërroi jetë nga Covid: E donte të ardhmen (FOTO)
Covid-19 në Shqipëri pO vepron në mënyrë agresive dhe të frikshme. Mosha mesatare e fataliteteve është ulur, pasi po humbasin jetën edhe të rinjtë.
Një ditë më parë ndërroi jetë nga koronavirusi një 17-vjeçar, i cili prej 4-ditësh ishte në intubim. Virusi kishte prekur totalisht mushkëritë e Qamil Seitit. Ndërkohë edhe babai i tij është në luftë me Covid-19.
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ka qenë i ftuar miku i tij, Xhuliano Mata. Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë, ai tha se nuk ka fjalë për këtë humbje dhe se ndihet i shokuar.
“Isha në shkollë, kur në 5-minutësh na erdhi një lajm i pakonfirmuar. Ne mendonim se nuk ishte i vërtetë. Ishte mesazh se Qamili ka ndërruar jetë. Nuk na binte në mendje që një djalë 17-vjeçar të ndërronte jetë”, tha ai.
Xhuliano u shpreh se e njeh që të vogël Qamilin dhe se ka qenë njeri shumë pozitiv dhe kishte shumë dëshira.
“Para 10-ditësh kemi folur me të, e kemi folur për të ardhmen tonë. Ai kishte pasion kuzhinën. Madje punonte kur kishte kohë të lirë. E donte të ardhmen. Të arrij një gjë të mirë nga vetja. Donte ta bënte familjen e tij krenar”, tha Mata.
Sipas tij, shoku i ndjerë nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, prandaj u duket si ëndërr vdekja e tij.
“Tani babai i tij është në intubim, urojmë të shërohet sa më shpejt. Kur flisnim për virusin, ai kishte merak vetëm nënën e babanë, nuk e mendonte se do të shkonin gjërat kështu. Ka patur një vëlla dhe motër më të madh, që janë në gjendje të mirë shëndetësore”, përfundoi Mata.


Gjyqtarja Hoxha para KLGJ me pranga në duar: Proces i padrejtë! (video)
Historia e plotë >

Ç’po ndodh në Elbasan? FNSH aksion të papritur
Historia e plotë >
Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen dy makina, plagoset një 21- vjeçar
Historia e plotë >



Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
