
EMRI/ Kishte kthyer lokalin në qendër prostitucioni, vihet në pranga 43-vjeçarja në Fier (DETAJE)
43-vjeçarja Yllka Nurja (Xhorja) është vënë në pranga nga policia në Fier pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte për ushtrimin e prostitucionit.
Po ashtu nën hetim për këtë rast janë vënë edhe 3 shtetas të tjerë. Një shtetase 27 vjeçe dhe dy shtetas 26 dhe 25 vjeç.
Njoftimi i policise:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”.
Vihet në pranga një 43-vjeçare, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte, për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.
Në hetim për këtë rast, 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative, për një ambient (lokal) të vënë në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, si dhe në bazë të provave të siguruara si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penaliteti”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Y. N. (XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.









Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




