Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Kishin bërë llogari djallëzore'/ Rama sërish akuza Berishës dhe Metës për bllokimin e Rinasit: Luftuam gjithë natën

'Kishin bërë llogari djallëzore'/ Rama sërish

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish grevën e kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që paralizoi fluturimet në të gjithë Shqipërinë.

Nga Gjirokastra, kryeministri tha se bëhej fjalë për një skenar të përgatitur nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, por që nuk i kishin bërë mirë llogaritë.

“E patë se çfarë ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve kyçe në vend, qarkullimi ajror. U rrezikua procesi i vaksinimit. Llogaritë ishin bërë në mënyrë shumë djallëzore, sepse mendonin se zëvendësimi i kontrollorëve kërkon kohë. Por nuk i kishin bërë hesapet mirë. Vaksinat u vonuan për fat të keq. Humbem një ditë. Ama, sot, tani, vaksinat erdhen. Kaluam gjithë natën duke luftuar që të mos iknin në një drejtim tjetër. Se shumë nuk e kuptojnë. Kacafytja për vaksinat, është botërore. Si mund t’ua argumentosh se kemi një president dhe ish-president që janë futur në një çmenduri për të bllokuar aktivitetin ajror të të gjithë vendit. Ne do të vazhdojmë vaksinimin. Do e nxjerrim Shqipërinë nga tuneli sfilitës i pandemisë.”, deklaroi Rama./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore