Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Koha për plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Koha për plotësimin e

Një ditë pas takimit në Gjykatën Kushtetuese, dy ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ervin Pupe. Dy diplomatët Kim dhe Soreca e kanë uruar kreun e KED-së, Pupe dhe i kanë deklaruar mbështetjen për detyrën e re.

Në fokus të takimit ka qenë plotësimi i vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese që i takojnë pjesës që përzgjidhen nga ana e Gjykatës Lartë. “Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti dhanë një Gjykatë Kushteetuese funksionale brenda fundit të vitit 2020. Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë Gjykatë e Lartë të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara - hap pas hapi”, shkruan ambasadorja Kim në rrjetet sociale..

Nga ana e tij ambasadori Soreca shprehet se “takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimit për Drejtësi të Shqipërisë, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren amerikane Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të Bashkimit Europian, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike”.

“Është shumë e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vendet e lira për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, KED të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, thekson Soreca.

Në emër të të gjithë anëtarëve të KED, Ervin Pupe ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për asistencën e vazhdueshme të dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, në mjaft sektorë të ndryshmë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës në drejtësi.

"Z. Pupe ka njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për vitin 2021", thuhet në njoftimin për shtyp të KED.

Njoftimi i KED

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Z.Ervin Pupe është takuar të premten, datë 22.01.2021, në Gjykatën e Lartë, më Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zj. Yuri Kim, Ambasadorin e Bashkimit Evropian Z.Luigi Soreca, si edhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT, Michelle Lakomy.

Në emër të të gjithë anëtarëve të K.E.D., Z.Ervin Pupe ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për asistencën e vazhdueshme të dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, në mjaft sektorë të ndryshmë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës në drejtësi.

Z. Pupe ka njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për vitin 2021. Bashkëpunimi i ngushtë dhe harmonik mes tre institucioneve kryesore të përfshira në këtë proces siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të sjellë funskionimin me përbërje të plotë të Gjykatës Kushtetuese, është shprehur Z.Pupe për delëgacionin, duke garantuar vijimësinë e traditës së krijuar tashmë nga KED për të arritur këtë qëllim, më përkushtim.

Ambasadori i Bashkimit Evropian Z.Luigi Soreca, shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen e KED më asistencë teknike sikurse është ofruar deri tani, duke kërkuar nga ky këshill të vijojë më të njëjtin përkushtim në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana e saj Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zj. Yuri Kim, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve kyç, për të bërë të mundur emërimin e tre gjyqtarëve të rij të Gjykatës Kushtetuese, duke inkurajuar vijimësinë e suksesit të KED në këtë proces. Tashmë Gjykata e Lartë duhet të arrijë kuorumin e nevojshëm për të plotesuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese, por edhe për një funksionalitet te plotë edhe te vetë asaj.

Rëndësia që ka pavarësia, integriteti dhe efiçenca e plotë e institucioneve të drejtësisë, ishte në fokus të këtij takimi, prej nga ku Kryetari i K.E.D., mori edhe një herë konfirmimin për mbështetjen në implementimin e reformës në drejtësi, nga përfaqësuesit më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë.

 

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Koha për plotësimin e

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Koha për plotësimin e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore