Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Këta janë 5 ekzekutorët e masakrës së 21 Janarit”/ Gazetari i thotë me EMRA në “Zona Zero”

“Këta janë 5 ekzekutorët e masakrës së 21

Gazetari Fatos Mahmutaj, një nga persona e mbetur të plagosur 12 vite më parë nga protesta famëkeqe e “21 Janarit”, në një lidhje Skype për emisionin “Zona Zero” u shpreh skeptik për hetimet lidhur me çështjen.

Çuarjen e “21 Janarit” në SPAK, pas daljes së audio-përgjimeve të nxjerra nga Artan Hoxha ekskluzivisht në Top News, Mahmutaj, e sheh me pesimizëm.

“Nuk u befasova nga provat se aty kanë qenë për 12 vjet. Nuk mungonin por ishin anashkaluar qëllimisht nga grupi i hetimit. I publikoi Artan Hoxha. Gjithsesi do thoja që nuk më befasojnë se ka dhe prova të tjera akoma më shumë se kaq, që do kenë fatin e provave që u anashkaluan qëllimisht. Nuk jam aspak optimist për këtë çështje.

Se është kjo mazhorancë që aprovoi nenin që ia shtoi për rihapjen e hetimeve. U bë enkas për incidentet e 21 janarit. Qoftë për 3 ekzekutorët Ndrea Prendi, Agim Llupo, ata të gardës së Sali Berishës, qoftë dhe vetë Berisha e Basha, të pestë janë ekzekutorët e kësaj masakre,” tha Mahmutaj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore