Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Këshillat e kursimit të enerigjisë/ Balluku replika me Salianjin: Iu referuam burimeve prestigjioze!

Këshillat e kursimit të enerigjisë/ Balluku replika me Salianjin:

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputetin demokrat Ervin Salianji në lidhje me këshillat për kursyer energjinë elektrike duke marrë rastin e Zvicrës ku qeveria prej javësh kishte promovuar një lajm të rremë për burgosje në lidhje me kondicionerin.

Balluku deklaroi se i referohet Daily Mail ndërsa mori edhe rastin e shpërndarë pak ditë më parë nga ministrja e Mjedisit në Zvicër e cila bënte thirrje që qytetarët të bëjnë dush bashkë për të kursyer energji elektrike.

"Për Zvicrën i referohem Daily Mail. Këto abuzimet që jeni mësuar për të bërë. Sot në kushtet e krizës energjetike çdo budallëk i thotë nga ana juaj ne na shërben se është reklamë. Shtetit zviceran i duhet të hedhë në gjyq Daily Mail.  Të mos e lejojë më të thotë gjëra të tilla. Dje kemi parë në të gjithë ekranet se çfarë thotë ministrja e Mjedisit që njerëzit duhet të lahen bashkë. Ne i referohemi burimeve prestigjioze. Sulmi është i titulluar Zero Clear dhe ka pasur për qëllim fshirjen e çdo të dhëne. Asnjë e dhënë nuk është fshirë”, deklaroi Balluku.


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore