
"Kësaj radhe më të mobilizuar se kurrë"/ Ja kur do të nisë protesta e Sali Berishës më 6 dhjetor
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar orën se kur do të nisë protesta e paralajmëruar e 6 dhjetorit.
Ai tha se protesta do të nisë në orën 12:00 ndërkohë që i bëri thirrje biznesmenëve të bëhen pjesë dhe të mos ndalojnë punonjësit e tyre të dalin në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.
Berisha shtoi se kjo protestë do i gjejë demokratët më të mobilizuar se kurrë për t’i treguar liderëve të Bashkimit Europian problemet me të cilat qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë.
"Do të jemi në shesh. Kësaj radhe më të mobilizuar se kurrë. Sepse ditë pune është, ora 12 është. Por kur të thërret koha nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh gjithnjë pa apel. Është forcë madhore. Këto data janë caktuar nga të tjerë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, binzesnesmëve të Tiranës, të martën në 12:00 të gjithë në bulevard. Në rast se nuk vini vetë mos pengoni punonjësit tuaj”, tha Berisha.
Kujtojmë se kjo protestë pritet të mbahet paralelisht me Samitin e Bashkimit Evropian në Tiranë, ku liderët evropianë do të vizitojnë vendin tonë.





KAS merr vendimin: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit
Historia e plotë >



Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet




