Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kërkonin para për skanerin, arrestohen dy mjekë dhe një infermiere/ Prokuroria paralajmëron aksion…

Kërkonin para për skanerin, arrestohen dy mjekë dhe një

Dy mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranë dhe një infermiere u arrestuan në flagrancë, për korrupsion. Fillimisht u prangos një mjek reanimator, teksa po i merrte 20 000 lekë të reja një oficeri policie, i cili u paraqit si pacient që kishte nevojë për shërbim mjekësor dhe specifikisht për të kryer procedurën e skanerit.

Operacioni për arrestimin e mjekut Fitim Marku, koleges së tij dhe infermieres, i koduar “Skaneri, u realizua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila kishte angazhuar disa agjentë të infiltruar si pacientë, pas informacioneve të shumta nga qytetarët se mjekët e Spitalit të Traumës kërkonin rryshfet.

Teksa Prokuroria e Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp, thekson se ky aksion, që deri më tani ka si rezultat arrestimin e Markut, me akuzën e korrupsionit, është ende duke vijuar, për të vënë para përgjegjësisë të tjerë mjekë të këtij spitali.

Ndërkaq, vetë autoritetet drejtuese të Spitalit të Traumës, përmes një deklarate, përpos faktit që inkurajojnë drejtësinë, bëjnë me dije se raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve. 

Njoftimi i Prokurorisë:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë

Sot më datë 23.09.22, pas një punehetimore disa javore me metoda speciale të hetimit,nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.

Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisëTiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me deryrë infermiere; dhe

S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore