
Kërkon lirinë, gjykata i pret shpresat Zani Çaushit, avokati tregon hapin e radhës
Avokati i Zani Çaushit, Arben Lena është shprehur se Gjykata ka shpallur moskopetencën e gjykimit. Ai ka shtuar se çështja do të shkojë deri në Strasburg.
Sipas tij, seanca e sotme, pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, u konstatua që Myrteza Çaushi, bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më datën 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim.
Sipas Lenës, i njëjti institucion në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Çaushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim.
“Në këto dy periudha Zani Çaushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur IEVP.”
Sa i përket shpalljes së moskopetencës, avokati deklaron se: Pas konstatimit nga ana jonë të këtij fakti, gjykata shpalli moskopetencën e gjykimit duke pretenduar se Zani Caushi fillimisht mund të ankoheshe në drejtori i IEVP Drenovë, më pas në drejtorin e përgjithshëm i burgjeve dhe më pas kur t’i vinte përgjigje negative,mund t’i drejtohej gjykatës. Në lidhje me pretendimet e Zani Caushit është ankuar në mënyrë të vazhdueshme në këto 2 institucione, këto qëllimisht nuk i kanë kthyer përgjigje me shkrim dhe ka arritur në këtë situatë që jemi.
"IEVP, me llogaritjen e saj specifike i ka nxjerrë 21 vite burg, kjo është situata dhe un mendoj që për të gjithë të burgosurit në Shqipëri do jetë një situatë e ngjashme sepse është pothuaj në 60-70% të raste dinamika me probleme,do ju këshilloja të burgosurve të bënin një verifikim të llogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit pasi min e drejtësisë nuk ka asnjë sistem të llogaritjes së vujatjes së dënimit. Myrteza Çaushi është një çështje që do shkojë deri në Strasburg, të gjitha këto gjëra që janë bërë qoftë dinamika te gabuara, qoftë deklaratë publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij.Publikimet dhe prononcimet haptazi më shtyp të zyrtarëve të shtetit që kanë për detyrë zbatimin e vendimit të gjykatës janë në favor të tij. Është një dosje që ka pasur gabime në vazhdimësi,nëse nuk do ishte Zani Caushi çështja do ishte më e thjeshtë,por unë besoj që do gjejë zgjidhje", tha avokati i tij.
I dënuari me burgim të përjetshëm, Zani Caushi, ka shfrytëzuar kërkesën për liri duke përdorur nenin 64 dhe 65 të Kodit të vjetër Penal. Ai mbahet mend si kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Zgjedhjet/ Gazment Bardhi zbulon se ku do të kandidojë Lulzim Basha
Historia e plotë >
E rëndë/ 17-vjeçarja i jep fund jetës duke pirë fostoksinë
Historia e plotë >



Aksident i rëndë në Pukë/ Bie nga ura me motor, humb jetën 50-vjeçari
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Përplasje Qeveri-Presidencë për Covid; ish-ministrat akuzojnë, përgjigjet zv.ministri: Ta përballojmë pandeminë bashkë

Akademia e Shkencave: Numri real i të infektuarve nga Covid në Shqipëri duhet të jetë 600 mijë persona

Kortizoni lufton koronavirusin/ Flet mjekja italiane: Unë e përdora që në muajin shkurt
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
