Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Kërkojnë të më shfarrosin”/ U kap në “shtëpi bari” në Angli, shqiptari: Jeta ime është në rrezik... (EMRI)

“Kërkojnë të më shfarrosin”/ U kap në

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, nën akuzat për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se ai ra u kap në një “shtëpi bari” në rrugën Ëindsor, Rhyl, teksa po kujdesej për kanabisin që kapte vlerën prej 848 mijë paund.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Arnold Hazizi, i cili e pranoi veprën penale para drejtësisë britanike, ndërsa mësohet se është dënuar me 22 muaj burgim. Në gjykatë Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester dhe punoi për të.

“Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri, kërkojnë të më shfarosin”, mësohet të ketë deklaruar 30-vjeçari shqiptar.

Gjithashtu nga të dhënat në telefonin e tij, policia ka zbuluar se ai kishte qenë në kontakt me një burrë të quajtur Nino për t’u kujdesur për bimët dhe madje e mësonte Ninon se si të kujdesej për bimët e tij të kanabisit. Mes tyre kishte 1000 mesazhe.

Nga të gjitha provat e gjetura rezultonte se Hazizi e kryente aktivitetin e paligjshëm për më shumë se 7 muaj para se të arrestohej.

Avokati i shqiptarit Simon Killeen tha se klienti i tij rrezikohet në Shqipëri sepse ka shumë borxhe. “Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri”, ka thënë Killeen.

Sa i përket çështjes së dëbimit, gjykatësi është shprehur se ky vendim u përket autoriteteve të tjera, por sipas tij, duhet që i pandehuri të dëbohet në momentin e lirimit nga burgu.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore