Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kërcënimi i prokurorit, Meta: E rëndë dhe e dënueshme, duhet hetim i shpejtë

Kërcënimi i prokurorit, Meta: E rëndë dhe e dënueshme,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllani Bajrami. Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson si ngjarje të rëndë dhe të dënueshme. Kreu i shtetit ka kërkuar hetim të shpejtë dhe të vendosen para ligjit autorët.

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme. Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar. Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike,” shprehet Meta.

Asllan Bajrami, drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet është kërcënuar për shkak të detyrës. Persona të paidentifikuar kanë lënë në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56, që dyshohet të jetë mesazh kërcënues.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore