Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Keni planifikuar pushime në dy javët e fundit të gushtit? Mësoni parashikimin e motit

Keni planifikuar pushime në dy javët e fundit të gushtit?

Teksa këto dy ditët e fundit moti në vendin tonë ka pasur luhatje, me reshje shiu dhe vranësira, duke prishur edhe planet e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë këto ditë gushti, ka dhe nga ata që pushimet i kanë lënë për 15 ditëshin e fundit. Por si do të jenë temperaturat në këtë periudhë që përkon me pikun e sezonit turistik?

Sipas sinoptikanit të Meteoalb Hakil Osmani, duke nisur nga e diela pasdite, moti do të ketë përmirësime. 15 ditëshi i dytë i gushtit do të karakterizohet nga temperatura të favorshme, ndërsa temperaturat do të variojnë deri në 30 gradë celsius.

“Duke filluar nga kjo fundjavë vendi ynë ka qenë nën ndikimin e vranësirave, duke sjellë dhe reshje shiu. Paraditen e së të dielës presim kushte të mira moti. Nga e hëna dhe 15 ditshin e dytë, kemi dominim të diellit, por dhe në disa momente dhe vranësira. Ka pasur ndryshime të temperaturave.

Nga e hëna dhe në vijim, temperaturat e ajrit do të jenë në favor të pushuesve. Mbeten deri në orët e mesditës së ditës së diel vranësirat. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 30 gradë celsius”, tha Osmani. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore