Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Kemi shoqëri civile, debile dhe kopile”, shpërthen eksperti në “Zona Zero”: Korruptohemi me 100 euro

“Kemi shoqëri civile, debile dhe kopile”, shpërthen

Zona Zero- Në emisionin e sotëm në Top News, u diskutua për abuzimin e kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulaj me tenderin për rrugën Thumanë-Kashar.

Ekspertët thanë se një rrugë 20 km që sipas studimit do mund të ndërtohej me 167 mln euro, është rënë dakort nga qeveria për 330 mln euro.

Ndërkohë përpos kësaj, eksperti Enriko Ceko shtoi se punonjësit e administratës korruptohen me 100 euro.

“Unë them ne kemi një shoqëri civile, një shoqëri debile dhe një kopile. Një shoqëri civile që proteston kundër qeverisë. Një shoqëri debile që s’bën asgjë, dhe një shoqëri kopile janë këto që janë pjesë e shoqërisë civile dhe që punojnë dhe me qeverinë,” u shpreh Ceko.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore