
“Kemi punuar bashkë për 40 vite”, kolegia kujton mjekun nga Elbasani që vdiq nga Covid: Është një fatkeqësi e madhe
“Shqipëria Live” në Top Channel ia kushtoi këtë pjesë të emisionit bluzave të bardha të cilët sakrifikuan jetën për të ndihmuar pacientët e prekur nga Covid-19.
Një nga ata që nuk fitoi dot betejën me virusin është mjeku nga Elbasani, Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë më 28 nëntor në moshën 68-vjeçare.
Kolegia e tij Mira Rajani në një lidhje live në “Shqipëria Live” tha se kanë punuar bashkë për 40 vite.
“Situata në të cilën po jetojmë është e pazakontë, si mjekë dhe qytetarë duke qenë në hall të njerëzve, duke u udhëhequr edhe nga thënia e Hipokratit që për mjekun nuk ka të bardhë e të zinj, të pasur e të varfër por punojmë papërtueshmëri, kemi punuar bashkë për 40 vite”, tha ajo.
Duke kujtuar ditën e parë që ka takuar Shkrepën, Rajani tha se ishte shumë i afërt. “Çdo koleg e shikonim në dritë të syrit për fjalët qe thoshte. Ishte shumë, shumë punëtor. Është një fatkeqësi e madhe si për familjen ashtu edhe për mjekësinë. Ishte një qytetar që do i mungojnë qytetit dhe një intelektual që i duhet vendit. Zoti thotë se i do të mirët dhe për Ferdin ashtu ndodhi. Ne nuk e besojmë se ai iku kaq shpejt, Zoti i mori në parajsën e tij”, tha ajo.

Zgjedhjet/ Gazment Bardhi zbulon se ku do të kandidojë Lulzim Basha
Historia e plotë >
E rëndë/ 17-vjeçarja i jep fund jetës duke pirë fostoksinë
Historia e plotë >



Aksident i rëndë në Pukë/ Bie nga ura me motor, humb jetën 50-vjeçari
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Historia e zhytësit italian, u prek nga Covid tani vuan pasojat afatgjata me frymëmarrjen

Plani anticovid në shkolla, eksperti Dasho: Duhet buxhet specifik, ka kosto të lartë

Hapi i parë/ Miratohet nisma e Ruçit, falja e detyrimeve për ushtarakët në pension drejt votimit final
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
