Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Kemi nderin të njoftojmë që ekzekutimi u krye"/ Braçe nxjerr dokumentin për Qazim Mulletin: Fashizmi është krim

“Kemi nderin të njoftojmë që ekzekutimi u krye"/

TIRANË - Deputeti Erion Braçe ka reaguar sërish pas rikthimit të debatit për figurën e Qazim Mulltetit, ish-prefektit të Tiranës.

Socialisti shkruan se Mulleti ka bashkëpunuar me fashistët e nazistët dhe se si i tillë ishte i përfshirë në ekzekutimet e antifashistëve.

Braçe ka publikuar një dokument, ku ish-prefekti i asaj kohe raportonte se “kishte nderin të njoftonte se ekzekutimet janë kryer”.

“Fashizmi nuk është opinion, as teatër, as komedi. Fashizmi është krim. Urdhëroni: Kur pushkatoheshin antifashistë, në Tiranë dhe prefekti kishte “nderin” të raportonte kështu”, shkruan Erion Braçe.

Dje Braçes i është përgjigjur Mira Dine, mbesa e Qazim Mulletit, e cila vlerëson figurën e tij, qëndrimin antikomunist, por dhe ndihmën që ka dhënë për shpëtimin e hebrenjve nga gjermanët në Tiranë./Gazeta SHQIP

“Kemi nderin të njoftojmë që ekzekutimi u krye"/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore