Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kë mbështet Shqipëria nëse fillon lufta Ukrainë- Rusi? Ish-ushtaraku: I kemi kapacitetet, nëse na kërkohet vendosemi krah…

Kë mbështet Shqipëria nëse fillon lufta Ukrainë- Rusi?

I ftuar ditën e sotme në emisionin "Zona Zero" në Top News ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, njëkohësisht dhe një ish-ushtarak.

Në kuadër të tensioneve që janë shtuar së fundmi në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë deputeti shqiptar ka komentuar situatën.

I pyetur se çfarë roli do të luaj Shqipëria nëse lufta do të filloj dhe situata do të përkeqësohet, Deliu ka konfirmuar se do të jetë gjithmonë krah NATO-s dhe aleatëve të saj.

“Shqipëria është aleate e denjë e NATO-s dhe me çfarë kemi dëgjuar nga liderët botëror  dhe europian janë që të mos përfshihemi në veprime luftarake menjëherë.

Shqipëria është e gatshme dhe i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe operacionale që t’i përgjigjet kërkesës së NATO-s.

Sigurisht që nëse do kërkohet Shqipëria do vendoset krah aleatëve të NATO-s.”- tha Deli në Top News./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore