Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Kapiteni" Rama demonstron "forcën" në anijen amerikane, ministrat nxjerrin sekretet me fotot

"Kapiteni" Rama demonstron "forcën" në anijen

Sot është zhvilluar stërvitja e NATOS në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Ato kanë qenë pjesëmarrëse me forcat amerikane që kanë dërguar aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Pikërisht kjo stërvitje u bë të ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili postoi menjëherë foto dhe video nga avionët ushtarakë. Menjëherë pas kësaj "shpërthyen" edhe fotot e ministrave në rrjetet sociale, që ngjanin si "fëmijë" të lumtur.

"Kapiten" Rama në këtë aktivitet ushtarak ka marrë me vetë edhe ministrat më të besuar.

"Kaluam disa orë me partnerët tanë të çmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”. Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA", shkruan Peleshi në rrjetet sociale..

Ndërsa ministrja Spiropali shprehet se " Ditë e bukur sot në aeroplanmbajtësen "Harry S. Truman", e cila po kryen një stërvitje intensive në detin Adriatik, së bashku me forcat e marinës shqiptare. Krenarë për aleancën tonë në NATO".

Rama në këtë stërvitje ka marrë me vete minsitrat Xhaçka, Spiropali, Çuçi, Ahmetaj, Peleshi. Më poshtë fotot e postuara nga ministrat në rrjetet sociale.

"Kapiteni" Rama demonstron "forcën" në anijen

"Kapiteni" Rama demonstron "forcën" në anijen

"Kapiteni" Rama demonstron "forcën" në anijen

"Kapiteni" Rama demonstron "forcën" në anijen

"Kapiteni" Rama demonstron "forcën" në anijen

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore