Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kapet duke kultivuar kanabis në pyll, 43-vjeçarit i ndodh e papritura

Kapet duke kultivuar kanabis në pyll, 43-vjeçarit i ndodh e

Një 43-vjeçar është arrrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kultivuar lëndë narkotike.

Shtetasi me inicialet Sh. S., ra në pranga pasi u konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.

Njoftimi:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

Sh. S., 43 vjeç, banues në Ngraçie, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore