Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kapet çifti shqiptar në Itali/ Burrin e tradhtuan nervat, gruaja tentoi të largohej me çantën plot drogë

Kapet çifti shqiptar në Itali/ Burrin e tradhtuan nervat, gruaja

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi merreshin me tregtimin e lëndëve narkotike.

40-vjeçari dhe 37-vjeçarja, bashkëshortë, u kapën gjatë një vëzhgimi në rrethin Cesare të Komunës Savignano.

Punonjësit e policisë vunë re praninë e një burri duke qëndruar pranë një institucioni publik duke mbajtur qëndrim të dyshimtë. Uniformat blu u afruan për ta kontrolluar, duke hasur në nervozizmin e tij.

Kjo i nxiti ata të ushtronin një kontroll ndaj 40-vjeçarit dhe brenda automjetit të tij. Gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë.

Pas zbulimit të drogës, policia bëri një kontroll edhe në banesën e tij, pas dyshimeve të ngritura nga thirrjet e shpeshta të të shoqes në telefon.

Ajo tentoi të largohet duke mbajtur me vete një çantë.  Brenda çantës policia gjeti edhe sekuestroi lëndë narkotike dhe më pas bëri edhe arrestimin e saj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore