Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kapet 520 kg drogë "Made in Albania" në Serbi

Kapet 520 kg drogë "Made in Albania" në Serbi

SERBI - Një aksion i policisë serbe në Nish ka rezultuar me sekuestrimin e 520 kilogramëve kanabis, të ndara në 134 qese, të cilat raportohet se janë gjetur në një automjet mallrash.

Sipas autoriteteve serbe, kjo sasi droge fillimisht kishte mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë, e më pas është transportuar në Serbi ku ka qenë e destinuar të shitje.

Për ngjarjen është arrestuar një shtetas të cilit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, raporton televizioni publik serb.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, pas këtij aksioni policor u paraqit në një takim me drejtuesit e policisë serbe, duke marrë merita për “luftën e ashpër të MUP’it kundër drogës”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore