Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kapen qindra thasë me drogë në Mal të Zi/ Kamioni shqiptar po transportonte "bimë medicinale" (Foto)

Kapen qindra thasë me drogë në Mal të Zi/ Kamioni shqiptar

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Mal të Zi doganierët dhe punonjësit e policisë mëngjesin e sotëm kanë konfiskuar disa thasë me hashash. Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, në pikën kufitare të Hanit të Hotit është realizuar me sukses sekuestrimi i drogës.

Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë në pikën kufitare Hanit të Hotit në një kamion me targa shqiptare, mes mallrave të tjera (bimë të thata medicinale), gjetën lëndë bimore të dyshuar si lëndë narkotike hashash.

Kamioni me ngarkesën e deklaruar si bimë medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke transituar përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Ende nuk dihet se kush ka qenë shoferi që po transportonte këtë sasi të madhe droge, por pritet që në vijim të kemi më shumë informacione dhe detaje.

Kapen qindra thasë me drogë në Mal të Zi/ Kamioni shqiptar

Kapen qindra thasë me drogë në Mal të Zi/ Kamioni shqiptar

Kapen qindra thasë me drogë në Mal të Zi/ Kamioni shqiptar

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore