Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kapen “Gjyshja” dhe burri i saj/ Blenë prona në Turqi e Shqipëri përmes qendrës së 'bamirësisë' që zhvaste...

Kapen “Gjyshja” dhe burri i saj/ Blenë prona në Turqi e

Shefja e një qendre bamirësie në Birmingham është burgosur pas një komploti për të kontrabanduar emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Pranvera Smith, 47- vjeçe, fitoi lejen e qëndrimit në vitin 2014, për të ndihmuar gjoja njerëzit e rrezikuar nga vendi i saj në Shqipëri, të fitojnë azil.

Mashtruesi dhe partneri Flamur Daka, 44 vjeç, përdori bamirësinë e financuar nga “Big Lottery” si një mbulesë për të ndihmuar trafikantët e njerëzve.

Viktimat u akuzuan se u mori deri në 10,000 paund për t’i sjellë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Sapo mbërritën atje, emigrantët u detyruan dhe u kërcënuan që t’i paguanin gruas edhe 1-4,000 £ për përfitime dhe këshilla për imigracionin – një shërbim i pretenduar se do të jepej falas nga ana e saj.

Smith e përshkroi veten si ‘La Nonna’ dhe formoi grupin mafioz shqiptar ‘Gjyshja’ – për të trembur burrat dhe gratë për të paguar dhe  disa u detyruan të punonin në fermat e kanabisit për të gjetur para.

Tani ajo është burgosur për pesë vjet e katër muaj në Gjykatën e Birminghamit, pasi pranoi shkeljen e ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Daka u dënua me katër vjet për të njëjtën vepër.

Smith gjithashtu kishte pranuar furnizimin me kanabis pasi oficerët gjetën një kilogram drogë gjatë hetimit, ndërsa Daka ishte deklaruar fajtor për furnizimin me kokainë. Të dy morën dënime me nga gjashtë muaj për veprat penale të drogës.

Pavarësisht se jetonin në një shtëpi të këshillit dhe nuk deklaronin të ardhura për gjashtë vjet, detektivët zbuluan që Smith kishte shtëpi dhe tokë në Turqi dhe Shqipëri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore