Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kanë 10 fëmijë, e goditi gruaja me sqepar pas sherrit në familje, vdes 61 vjeçari në Kurbin

Kanë 10 fëmijë, e goditi gruaja me sqepar pas sherrit në

KURBIN - 61-vjeçari Llesh Deda, i cili ndodhej në spital prej disa ditësh pasi u godit nga bashkëshortja, ka humbur jetën.

61-vjeçari u godit me mjet të mprehtë (sqepar) nga bashkëshortja e tij , Drane Deda 58-vjeç pas një sherri të ndodhur në familje.

Burri i ndodhur në efektin e alkoolit ka debatuar me bashkëshorten, debat i cili ka degraduar në dhunë.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Sanxhak në afërsi të Kurbinit.

Çifti kishte 10 fëmijë, ndërsa aktualisht mësohet se gruaja është në komisariatin e  policisë në Kurbin./Abc

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore