Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kancelarja nuk i ka qejf fjalimet me "lajka"! Rama konferencë me Angela Merkel: Është gjermane dhe i ka oraret e limituara

Kancelarja nuk i ka qejf fjalimet me "lajka"! Rama konferencë me

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Që në nisje të fjalës së tij Rama tha se sot është një ditë e bukur dhe e trishtuar, pasi përkon me vizitën e Merkel, por edhe nga ana tjetër është vizita e saj e fundit që bën në Tiranë në detyrën e kancelares.

“Do të them që kjo është njëkohësisht një ditë e bukur për ne dhe një ditë e trishtuar. Është një ditë e bukur sepse kemi privilegjin që të presim në Tiranë një mike të ballkanit, të shqiptarëve dhe popujve të këtij rajoni. Është dhe ditë e trishtuar, pasi në një farë mënyrë kjo është dhe vizita e lamtumirës së Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë. 

Ajo që është akoma më e rëndësishme, është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se sa kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem se nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me çka ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjesht për të kaluar një fazë disa vjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku.”, tha ai./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore