Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Kam respektuar kodet e Gegërisë”, mesazhi rrëqethës i gjyshit të Jonadës që u përplas nga skafi në Himarë

“Kam respektuar kodet e Gegërisë”, mesazhi

Përveçse tronditi vendin, vrasja e 7-vjeçares Jonada Avdia në Potam të Himarës nga komisari Arjan Tase, i ka lënë një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë prindërve dhe të afërme të saj.

Me pikëllim në shpirt gjyshi i Jonadës, jep mesazhin e tij dhe falenderon shqiptarët për mbështetjen.

Ai ka bërë thirrje që ajo që i ndodhi mbesës së tij të mos përsëritet dhe asnjë familje shqiptare të mos të duhet të përballet me një dhimbje të tillë.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘Berishë’.

Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjar. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare.

Ju jam mirënjohës për këtë dokumentar që po realizoni dhe nëpërmjet tij të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”, është shprehur ai për News24

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore