Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Kam qenë vartësi juaj', batuta e Gjiknurit: Prandaj është e bukur jeta, ça të shtyu të kandidosh

'Kam qenë vartësi juaj', batuta e Gjiknurit: Prandaj

Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së nisi sot seancat dëgjimore me kandidatët e kualifikuar. Dëgjesa u zhvillua për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Mes emrave që raportuan këtë mbledhje të parë, ishin Helga Vukaj, ministrja e propozuar nga PD në vitin 2017 për të zënë vendin Arben Ahmetajt në Ministrinë e Financave, gjithashtu ish-anëtari i KQZ Bledar Skënderi dhe Agron Haxhimihali, drejtues i shoqatës së bashkive të Shqipërisë. Këtë të martë ishte planifikuar të raportonin 27 aplikantë por për shkak të kohës, një pjesë prej tyre do të vazhdojnë të mërkurën ku do të zhvillohet një tjetër mbledhje në orën 16:00 në ambientet e Kuvendit.

Batutat

Arben Xhiku, kandidat për komisioner dhe rregullator ia ka thënë në sy Gjiknurit se kanë qenë brenda një administrate dhe madje ky i fundit ka qenë vartës i tij. Gjiknuri e ka pritur mirë këtë fakt duke i thënë se jeta prandaj është e bukur, që hap mundësi të reja.  

Pjesë nga biseda

Arben Xhiku: Ka dhe brenda administratës. Kam qenë vartësi juaj.

Damian Gjiknuri: Vartësi im. Unë të njoh herët. Kam konsideratë për ty. Jeta kështu është, edhe ne kemi lëviz nga pozicioni. Prandaj është e bukur jeta. Të krijojë mundësi dhe horizonte të reja.

Arben Xhiku: S’është vëndi për këtë lloj debati z/Gjiknuri. Të falënderoj.

Damian Gjiknuri: E njoh që në ’94. Nuk është avantazh të kesh lindur parakohe. Na bëj një prezantim për veten. Ta njohin njerëzit. Ça të shtyu të kandidosh, jo kush të shtyu.

Arens Çela: Jam Arens Çela. Ka studiuar në Itali, universitetin e Bolonjës. Kam pasur një eksperiencë 3-vjeçare si asistent pedagog në Itali. Më pas erdha në Shqipëri. Tani punoj si këshilltar në grupin parlamentar të PS. Duke shpresuar për të sjellë frymën e re perëndimor, për reformën e re që po bëhet me KQZ. Shpresoj të sjellim diçka të re. S’kam konflikt interesi. Nuk jam anëtar partie.

Damian Gjiknuri: Keni ndonjë pyetje, Myslim ke ndonjë pyetje? Mirë Arens. Natën e mirë. S’duroi gjatë. Nuk duroi gjatë. Tani s’i keni marrë masat. S’ka menduar njeri për ne.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore