
"Kam qenë me grip, kujdes nga flama"/ 'Rishfaqet' Edi Rama dhe paralajmëron politika të reja mbështetëse
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një komunikim me qytetarët ku ka njoftuar se do të ndërmerren disa hapa nga qeveria sa i takon pagës minimale, sidomos të punonjësve në sektorin privat. Po ashtu ai ka treguar se ka qenë me grip, ndërsa e cilëson ‘flamë’.
“Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. Se kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakeve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.
Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 mln përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit. Por duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë.
Se shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do jua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeveri që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju.”, tha ai.


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >




Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >

