
“Kam qenë kurioz që..."/ Ditmir Bushati për situatën në PD: Krizën që po përjeton opozita duhet ta shohim me shqetësim
Tiranë- Ditmir Bushati duke folur në aktivitetin për 30-vjetorin e FRESSH ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.
Sipas Bushatit, “kriza që po përjeton opozita duhet ta shohim me shqetësim e si mundësi për të shtuar përpjekjet për një PS më të hapur e më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike që ofron mundësi për të gjithë”.
Shpesh angazhimi në politikë tha Bushati “shihet si mundësi për vend pune e jo mekanizëm për të pasuruar vlerat e veprimin politik shoqëror”. Lidhur me angazhimin e tij personal në politikë, ish-deputeti tha:
“Kam qenë kurioz që në rini për politikën por edhe po aq ngurues për tu përfshirë në vijën e parë të saj. Falë këmbënguljes e lidershipit të Edi Ramës besimit e mbështetjes së socialistëvëe e konsideroj privilegj përfaqësimin në të gjithë nivelet duke dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të mrië për një PS si alternariva më e mirë dhe jo e keqja më e vogël”.
Duke iu drejtuar të rinjve, Bushati tha se “si gjenerata e re e PS ta konsideroni politikën si mision fisnik për ndryshimin më mirë të Shqipërisë, të besoni te demokracia ajo mund t’ju zhgënjejë por nuk ju tradhëton.
Të jesh pjesë e politikës në 2022 është vështirë tua shpjetgosh gjeneratës suaj. Më thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhet një vend më normal evropian? Na duhet të jemi partia e të rinjve por partia që i bën të rinjtë të flasin, i bën aksioner të zhvillimit.
Na duhet guxim për të ndërruar dhe aftësi për të brendësuar ide të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, ta vëmë theksin te vlera që shumica e jo përfitimin e pakicës”, tha Bushati.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




