Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Kaluan covid, nuk mbajnë maskë/ Epidemiologët: Të gjithë rrezikohen nga një infektim i dytë!

Kaluan covid, nuk mbajnë maskë/ Epidemiologët: Të

Kohët e fundit dëgjojmë gjithmonë e më shumë njerëz, që thonë “unë e kalova Covidin, nuk ka ç’më duhet maska”. Mirëpo, epidemiologët sugjerojnë që maska duhet të mbahet nga të gjithë.

“Maska është barrierë mbrojtëse, që duhet përdorur si nga ata, që e kanë kaluar Covidin dhe e kanë me dokument faktin që janë negativizuar, ashtu dhe nga ata që nuk e kanë kaluar.  

Kjo sepse është barrierë që na mbron nga Covidi dhe gjithë infeksionet që qarkullojnë.  Personat që e kanë kaluar duhet ta mbajnë maskën, pasi ata nuk janë vaksinuar të gjithë ndaj viruseve të tjera dhe gripit. Maska duhet mbajtur edhe për të ndaluar një riinfektim”, tha Rovena Daja, epidemiologe.

Këto raste janë të pakta, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë. Por është një virus i ri, të cilin nuk e njohim dhe nuk dimë si reagon trupi ynë.

Nga ana tjetër është vendim i qeverisë që maska duhet të përdoret me detyrim nga të gjithë, një vendim ky, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Evropën./ TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore