Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Kallashnikovin e fshehu në një zgavër peme”, gazetari Halili zbardh DETAJE nga ekzekutimi i Briken Sanajt: E pritën 2 persona

“Kallashnikovin e fshehu në një zgavër peme”,

Detaje të reja ka zbuluar eksluzivisht gazetari Eduart Halili për “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, për varsjen e Briken Sanajt në Kodrën e Diellit të ndodhur një muaj më parë.

Halili tha se autori Vladimir Kola e kishte studiuar vendin e vrasjes disa ditë më parë, ndërsa tha se ai ishte një vrasës jo profesionit.

“Kallashnikovin e ka fshehur disa ditë para vrasjes në një zgavër peme, aty pranë vendit të vrasjes.

Ai ka ardhur në vendin e vrasjes vetëm dy orë para, së bashku me një bidon në duar.

Kola është ndihmuar nga disa të afërm për të kryer vrasjen, më saktë nga disa shokë.

Pasi ka shkrepur armën 4 herë, ai është larguar me një çantë të zezë ku kishte futur kallashnikovin, ka vrapuar për disa metra nga ku është pritur nga dy persona.

Aty ka djegur edhe një makinë tip benz, dhe më pas është larguar me një makinë të blerë në Kosovë, me targa false të marra në Shqipëri.

Policia ka mbledhur të dhënat nga pamjet filmike”, ka deklaruar gazetari Eduart Halili për “Zona Zero”.
 
 
 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore