Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kadilli kërkon largimin e Berishës, por edhe të Bashës

Kadilli kërkon largimin e Berishës, por edhe të Bashës

Fatbardh Kadilli duket se është i vetëm në betejë, si kundër Lulzim Bashës, ashtu edhe kundër Sali Berishës. Edhe pse do të kandidojë përballë Berishës, për garën për kryetar të PD-së, Kadilli me anë të një status kërkon largimin e të dyve, në mënyrë që realizohet edhe ardhja e PD-së në pushtet.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kadilli shkruan "demokratët e dinë që Basha është problemi i tyre më i madh, ndaj kanë përqafuar Berishën si mënyra e vetme për të hequr Bashën. Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha. Vetëm pasi të ikë Basha, të gjithë do kuptojnë se as Berisha nuk i sjell dot në fitore. Vetëm atëhere ata do kërkojnë dhe do gjejnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e PD-së".

Statusi i plotë

Që të ikë Berisha duhet të ikë Basha.

Kriza në PD buron nga vendimi i Bashës për të mos lëshuar karriken. Të gjitha veprimet e tij pas humbjes janë bërë vetëm si pretekst për të justifikuar mbajtjen skandaloze të karrikes dhe jo për parime. Unë e parashikova këtë gjë kur kërkova ikjen e Bashës që të nesërmen e humbjes.

Sikur Basha të kishte ikur, Berisha nuk do ishte ngritur. Shumica e atyre që mbështetin Berishën sot, nuk e bëjnë nga dashuria për Berishën, por nga urrejtja për Bashën. Demokratët e dinë që Basha është problemi i tyre më i madh, ndaj kanë përqafuar Berishën si mënyra e vetme për të hequr Bashën.

Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha. Vetëm pasi të ikë Basha, të gjithë do kuptojnë se as Berisha nuk i sjell dot në fitore. Vetëm atëhere ata do kërkojnë dhe do gjejnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e PD-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore