Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kabineti i presidentit preket nga Covid, këshilltari Gashi: Nuk është lojë, virusi një armik i pabesë

Kabineti i presidentit preket nga Covid, këshilltari Gashi: Nuk

Flamur Gashi këshilltari i presidentit Meta për çështjet ndërkombëtare, kryesisht ato të Rajonit ka mposhtur sëmundjen e Covid. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Gashi më anë të një statusi në rrjetet sociale. “Unë dhe familja ime e ngushtë, për më shume se dy javë u përballëm me Sars Covid-19, këtë armik të pabarabartë, të fshehtë dhe shume të pabesë”, shprehet Gashi.

Vëllai i tij, Arben Gashi, që është deputeti i LDK-së, muaj më parë u infektua me Covid dhe kaloi me sukses këtë betejë. Vetë këshilltari i Metës e përmend atë, duke shtuar se ka pasur njeriun e konsultave.

“Nuk është fare e lehtë përballja me të, por fal Zotit, kujdesit të vëllait tim Arbenit që e ka kaluar më herët Sars Covid-19, konsultave të pandërprera me mjekët si dhe terapisë së duhur, mbështetjes morale nga ana e miqve dhe familjarëve të shumte, ia dolëm ta kalojmë këtë situate dhe të rezultojmë Covid negativ. Faza rikuperuese kërkon kohën e vet dhe trajtimin e duhur... Te dashur miq ! Uroj me gjithë zemër që kushdo që po përballet dhe do të përballet me Sars Covid-19, ta kalojë sa më lehtë dhe më sa më pak pasoja”, shprehet Gashi.

Ai e mbyll postimin e tij me apelin ndaj shqiptarëve se “Sars Covid-19, nuk është shaka dhe nuk bëhet lojë me të! Ju lutem që për të mirën tuaj dhe më të dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave të para të kontaktoni mjekët që merren me Sars Covid 19 ! Zoti qoftë me ju dhe të dashurit tuaj!”.

Gashi ishte në krah të Presidentit Meta për herë të fundit gjatë takimit me Presidentin e Bosnjës, në konferencën për shtyp dhe në darkën zyrtare.

Kabineti i presidentit preket nga Covid, këshilltari Gashi: Nuk

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore