Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Ka qenë oficer Policie”/ Flet miku i 60-vjeçarit që u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’: Gruaja dhe fëmijët…

“Ka qenë oficer Policie”/ Flet miku i 60-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhur pak pas mesnate në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një pacient me Covid-19 u vetëhodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Leonard Skabona nga Rrësheni, 60-vjeç, i cili kishte 10 ditë i shtruar në terapi intensive.

Një prej të njohurve të tij, ka zbuluar për “Fax News”, faktin se Skabona jetonte i vetëm pas divorcit më bashkëshorten e tij, ndërkohë që ka punuar si oficer Policie në vitet ‘90, nga ku më pas është larguar.

“E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale.

Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi”, shprehet i njohuri i Skabonës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore