
"Ka pasur stres e kështu gjërash..."/ Flet sërish nëna e Gert Shehut: Djali s’ka qenë kurrë agresiv, s’është kriminel...
Ka reaguar sërish ditën e sotme nëna e Gert Shehut, 31-vjeçarit që qëlloi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një prononcim për mediat Ermira Shehu thotë se pavarësisht momenteve stresuese apo problemeve familjare, djali i saj nuk kishte shfaqur kurrë sjellje agresive.
“Është në pavion. Doli nga aty. Unë aty isha. Jo, nuk ka shfaqur kështu sjelljeje. Unë të paktën, jemi një shtresë kështu, por nuk kemi pasur kështu problemeve. Nuk është kriminel. Kurohej me gjëra të vogla, ka pasur stres e kështu gjërash, nuk kishte ndonjë problem,”- tha ajo ndër të tjera.
Çfarë ndodhi dje?
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.







Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >

Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




