Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Ka deklaratë më rrumpallë..."/ Paralajmëron Meta: Do ketë lojëra të tjera si Rinasi! Kam një lajm të zi për...

"Ka deklaratë më rrumpallë..."/ Paralajmëron Meta:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të shohim lojëra të tjera, sikurse edhe ajo historia e aeroportit, që për Kreun e Shtetit është e sajuar.

Meta tha se ka një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë “zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen”.

"Ka deklaratë më rrumpallë se kjo që nuk ka asnjë lidhje me reagimin e një kryeministri normal dhe as me situatën. Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar. Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.", ka deklaruar presidenti Ilir Meta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore