Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Ka ardhur një i ri"/ Shqiptari arrestohet me mbi 8 kg kokainë, si "bosi" i ri i drogës alarmoi policinë italiane

'Ka ardhur një i ri"/ Shqiptari arrestohet me mbi 8 kg

Autoritetet policore italiane kanë vënë nën prang një shqiptar me akuzën e trafikut të drogës tip kokainë.

Në banesën e tij, në komunën Castegnato, u gjetën mbi 8 kg kokainë e konfeksionuar në 7 pako nga 1 kg e 1.4 kg të tjera u gjetën në një qese me 6 pako të vogla gati për tregtim.

Shqiptari kishte vetëm pak kohë që kishte mbërritur në Itali e ishte nën vëzhgimin e autoriteteve policore italiane.

Sipas mediave italiane, antidroga e Breshës ishte sinjalizuar për praninë e një furnizuesi të ri droge në territorin e tyre e që kishte në dispozicion një sasi të madhe kokaine të cilësisë mjaft të pastër në tregjet ilegale të zonës

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën dhe një pistoletë e mbushur e kalibrit 9x9 me 8 fishekë, 4400 euro e dy peshore që përodreshin për tregtimin e kokainës.

Dyshohet se shqiptari është një trafikant i nivelit të lartë me lidhje direkte me narkotrafikantët përtej Atlantiku.

Ndaj tij është ekzekutuar urdhëri i arrestimit në burgun Canton Mombello e hetimet e antidrogës italiane vazhdojnë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore