Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ju bezdis kur ju quajnë ‘çunat problematikë’? Si përgjigjet Damian Gjiknuri

Ju bezdis kur ju quajnë ‘çunat problematikë’? Si

Ish-ministri Damian Gjiknuri dha reagimin e tij lidhur me akuzat mbi “çunat problematikë”.

Në News24, përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik tha se nuk e bezdis fare, pasi sipas tij, kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve, madje sipas tij edhe prindërit e përdorin për ndonjë fëmijë pak më problematik që kanë.

“Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë”, tha Gjiknuri.

Ndërsa lidhur me pyetjen se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS dhe çfarë pritet prej saj, Gjiknuri theksoi se “Nuk e di kur mund të bëhet. Tashmë PS ka hyrë në fushatë zgjedhore, janë përcaktuar drejtuesit e qarqeve dhe për mendimin tim PS duhet të funksionojë si një shtab elektoral, me objektiva konkretë. Për mua e rëndësishme është që të kemi një organizim në funksion të fushatës elektorale”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore