Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Joga është magji"/ Deklarata e bujshme e teologut shqiptar: Nuk po bëni sport, të fut në një botë okulte...

"Joga është magji"/ Deklarata e bujshme e teologut shqiptar:

“Praktikimi i jogës është magji”!

Kështu është shprehur së fundmi në media teologu i njohur shqiptar Miron Çako teksa deklarata e tij ka bërë bujë.

Në një emision televiziv, teologu u shpreh se joga, nuk është sport, por në të vërtetë është një fe. Ai ka paralajmëruar prindërit të kenë kujdes me fëmijët e tyre dhe të mos i orientojnë kah jogës.

Çako u shpreh se joga është një formulë magjike që ti e bën me lëvizje dhe me fjalët që thua, pasi futesh në një botë okulte.

“Nëse ti je fetar duhet të kesh bindjen tënde dhe duhet të kuptosh që joga të fut në një tjetër fe. Ti nuk po bën sport. Nëse je fetar nuk duhet të bësh joga se po tradhton besimin tënd. Kur ti bën joga lëvizjet e tua korrenspondojnë me lëvizjet e tyre. Ajo joga që sot ty të ndjejë cik si happy, nesër do të shkatërroj qetësinë, do të fusi në një gjendje tjetër.

Sa më thellë të futësh nga bregu, aq më shumë të josh ajo qetësi dhe nuk del më. Prindërit duhet të ndërgjegjësohen se fëmija i tyre po merret me fe. Kjo lidhet dhe me magjinë sepse joga është një formulë magjike, sepse lëvizjet mësohen gradualisht. Ai guruja të mëson lëvizjet, më pas të mëson ato tingujt që ai flet. Këto janë magji.

Kur ti bën levizjet dhe thua fjalët, je duke u futur në një botë okulte dhe ti futesh në një botë tjetër”, u shpreh ndër të tjera teologu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore