
Jo vetëm Vis Martinajn! Jeton Lami ka takuar dhe Brilant Martinajn pak para masakrës së Fushë-Krujës, detajet e reja
Duket se telashet nuk kanë fund për ish-agjentin e Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili momentalisht ndodhet në burg, i akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinaj të arratiset.
Prokuroria e Krujës e cila po heton për të hedhur dritë mbi atentatin e 17 korrikut te mbikalimi i Fushës-Krujës, ku mbetën viktima Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha, duket se ka zbuluar detaje të reja, që shtojnë akuzat ndaj Lamit.
Prokuroria ka kërkuar nga organi i akuzës në Kurbin të dhënat mbi lëvizjet e Lamit ditën e masakrës, pasi ka dyshime se ish-agjenti ka shoqëruar edhe Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë, deri në Kamëz dhe anasjelltas, pak para atentatit që do i linte ata të ekzekutuar me 108 plumba kallashnikovi.
Zyrtarisht, prokuroria e Kurbinit tha se është duke shkëmbyer informacion me prokurorinë e Krujës, por nuk dha detaje të mëtejshme. Mësohet se prokurorët kanë kërkuar tabulatet telefonike të Lamit, që përmes tyre të konfirmojnë lëvizjet e tij, si dhe sigurojnë akses në bisedat apo mesazhet e fundit që ka shkëmbyer para dhe pas ngjarjes së rëndë.
Për masakrën te mbikalimi i Fushës-Krujës, prokuroria ka marrë dhjetëra dëshmi, mes tyre edhe kundërshtarët e Ervis Martinaj, por deri më tani nuk ka ende ndonjë të dyshuar. Jeton Lami, është njeriu që mund të hedhë dritë të paktën mbi zhdukjen e mistershme të Ervis Martinaj, të cilin e shoqëroi 5 ditë përpara se familja të humbte kontaktet me të.
Ai mund të jetë njeriu kyç për të zbardhur edhe masakrën me 3 të vrarë, por ish-agjenti ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për “shpërdorim detyre”, ka refuzuar të flasë për hetuesit. Aktualisht, prokuroria po vijon hetimet për rolin e tij dhe pritet të bëjë një tjetër zgjatje të hetimeve.

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >



Dokumente EKSKLUZIVE: Si i degradoi konçesionari asetet e shtetit
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


